Turqi, mjeshtri nga Vani/ Ruan me dashuri koleksionin e celularëve të mbledhur për 20 vjet

14/11/2020 21:16

Şahabettin Özçelik, një riparues i telefonave në qytetin e Vanit, për 20 vjet ka krijuar një koleksion prej një mijë telefonash celularë.

Özçelik, i cili me familjen e tij migroi në Van katër vjet më parë nga rrethi Hakkari Yuksekova, punon si një riparues i telefonave celular në qendër të qytetit.

Mjeshtri Özçelik tërheq vëmendjen me interesin e tij për telefonat celularë. Në profesionin e tij, të cilin e filloi 20 vjet më parë, Özçelik krijoi koleksionin e tij duke mbledhur modele të vjetra.

Ndërkohë, hajdutët që hynë në shtëpinë e tij vodhën 700 nga 1,700 modele të ndryshme të celularëve që Özçelik kishte mbledhur deri më tani.

Telefonat e mbetur celularë i tregon në një hapësirë në shtëpinë e tij dhe me vëmendje kujdeset për të gjitha ato.

“Të gjithë telefonat punojnë”

Në një intervistë për AA, Özçelik theksoi se profesionin e tij e filloi 20 vjet më parë për shkak të interesit të tij që e ka pasur për celularët dhe që nga ajo ditë ai filloi të mbledhë modele të vjetra të celularëve.

Özçelik thekson se modelet e vjetra të telefonave nuk po prodhohen për shkak të zhvillimit aktual të modeleve të reja.

“Pas një kohe, vendosa të krijojë koleksion duke menduar se njerëzit nuk do të mund t’i gjejnë këto telefona. Kam telefona që i kam blerë dhe i riparova. Ato i fsheh në shtëpi. Të gjithë telefonat e mi punojnë. Ka edhe karikues të tyre. Kam pasur 1.700 telefona. Dy vjet më parë, hajdutët hynë në shtëpinë time dhe vodhën 700 telefona nga koleksioni im që ishin të vlefshme për mua”, tha Özçelik.

Duke treguar se tani kanë mbetur 1.000 telefona në koleksionin e tij, Özçelik shtoi se, “Të gjithë telefonat janë shumë të rrallë dhe të vlefshëm. Më parë jepnin oferta të ndryshme, por nuk e shita koleksionin tim. Ndava një hapësirë në shtëpinë time posaçërisht për telefona. Kohë pas kohe has në vështirësi në ruajtjen e tyre. Shpresoj që dikush pas meje do të dëshirojë t’i blejë ato dhe t’ua transmetojë brezave të ardhshëm”./AA/

Top Channel