Sputnik: Makinat që numëruan votat në SHBA, u prodhuan në Serbi

14/11/2020 16:54

Ndërsa Donald Trump në SHBA po kërkon prova për të gjetur atë që ai e quan manipulim votash e që s’po e gjen në SHBA, Moska zyrtare po e ndihmon për të gjetur “faktet” e “manipulimit”.

Portali zyrtar i Kremlinit- Sputnik, ka publikuar një lajm sipas të cilit makineritë e numërimit të votave që u përdorën në SHBA u prodhuan në Serbi. Sipas Sputnik, Softueri për makineritë që numërojnë votat në SHBA vjen nga Beogradi dhe konkretisht nga kompainia “Dominion”.

Kompania kanadeze “Dominion”, e cila prodhon makina numërimi, zhvendosi zyrën e saj në Serbi nga kjo zonë në ambiente të tjera në Beograd këtë pranverë. Kompania prodhon makineri që përdoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, dhe përveç selisë në Toronto, pjesa amerikane e kompanisë në Denver, ajo kompani gjithashtu ka një zyrë në Beograd. Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi se është përdorur në numërim një softuer që ka sjellë parregullsi.

Ekipi ligjor i Donald Trump pretendon se ata u përdorën në të paktën 28 shtete të SHBA në zgjedhjet e fundit. Vetë Presidenti Donald Trump akuzoi këtë softuer për fshirjen e 2.7 milion votave në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe për atribimin e një numri të madh të votave të tij, qindra mijëra, Joe Biden. Nga ana tjetër, Agjencia Amerikane e Sigurisë për Infrastrukturën (CISA), e cila merret gjithashtu me sigurinë kibernetike të zgjedhjeve, tha, së bashku me anëtarët e komisioneve shtetërore këshilluese për monitorimin e zgjedhjeve, se “nuk ka asnjë provë që kishte fshirje ose ndryshime të votave” dhe që zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin “më të sigurtat në historinë amerikane”.

Top Channel