Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën ka shkuar në rreth 900 mijë në 2019, shifra më e lartë kjo në më shumë se dy dekada, që tregon një kthesë të madhe në progresin global për të luftuar sëmundjen.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe qendrës amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, numri i njerëzve që po humbin jetën si pasojë e fruthit po ashtu është rritur me 50 për qind që nga 2016, me 207500 humbje jete vetëm në 2019.

Rritja e numrit të rasteve të raportuara është parë në të gjithë globin, sipas një raporti të publikuar të premten, dhe shënon një kthim pas në më shumë se një dekadë progres të qëndrueshëm. Nga viti 2000 në 2016, numri i rasteve të raportuara të fruthit kishte rënë me 84 për qind. Por nga 2016 deri në 2019, numri i rasteve është rritur me 556 për qind.

Autorët e raportit tërheqin vëmendjen tek dështimi për të vaksinuar fëmijët në kohën e duhur. Në 2019, vetëm nëntë vende të botës, republika e Afrikës qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Gjeorgjia, Kazakistani, Madagaskari, Maqedonia e Veriut, Samoa, Tonga dhe Ukraina, zinin 73 për qind të rasteve globale.

Rastet e raportuara deri më tani, këtë vit, tregojnë se shifrat janë më të ulëta se vitin e shkuar, por agjencitë e shëndetit thanë javën e kaluar se më shumë se 94 milionë fëmijë në shkallë globale rrezikonin të humbisnin vaksinimin për shkak të ndalimit të fushatave kundër fruthit në 26 shtete, si pasojë e Covid-19.

Top Channel