Mësim në natyrë për historinë/ Projekti me nxënësit e shkollave të Durrësit
14/11/2020 16:23
Kjo fundjavë shënon 76-vjetorin e çlirimit të Durrësit. Festat e nëntorit janë të mirëpritura veçanërisht nga fëmijët, po dhe mësuesit e tyre që e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t’u zhvendosur në Tregun Bizantin për t’i njohur fëmijët jo vetëm me historinë, por edhe me artin e së kaluarës.
Gloria, Ajsi, Hera dhe fëmijët e tjerë kanë shumë dëshira për të ardhmen e tyre, të diktuara dhe nga pasioni për artin dhe të bukurën në përgjithësi.
Nisma të kësaj natyre që afrojnë fëmijët me artin, natyrën dhe historinë e qytetit të tyre mirëpriten edhe nga prindërit.
Top Channel