Luku i ri i Trump/ Flokët nga të verdhë bëhen gri

14/11/2020 18:35

Një look i ri apo thjeshtë boje flokësh tashme e dalë?

Takimi me shtypin i Donald Trump, për të folur për përgjigjen e administratës së tij ndaj koronavirusit, ka sjellë më shumë se një surprizë: mes tyre, flokët e presidentit që nga e verdha në nuancë kanarine, të katër viteve më parë, ka ndryshuar drejt një grije argjendi, thuajse në platin.

Nuk ka një shpjegim zyrtar për ndryshimin e ngjyrës së flokëve, por imazhet e Trumpit me flokë gri, sidoqoftë, ka sjellë një shpërthim komentesh në mediat sociale.

 

Top Channel