Kombëtarja italiane e futbollit ishte mes ekipeve që grumbulloi më shumë futbollistë për miqësoret dhe ndeshjet në Ligën e kombeve, aq sa shumëkush e quajti një përfaqësuese me këste, për shkak të diferencës kohore në të cilën iu bashkuan lojtarët. por tani të kaltërit kanë nsiur të humbasin pjesët.

Në kontrollin e bërë në vigjiljen e sfidës kundër Polonisë, testi për të zbuluar koronavirusin ka dhënë rezultate të dyshimta për futbollistin Roberto Galjardini. ironike sa edhe e dyshuimtë është që i njëjti lojtar ka rezultuar i infektuar nga pandemia në muajin tetor në klubin ku është federuar, dhe pas izolimit dhe kurimit është shëruar.

Duke konsideruar transferimin nga kampi i kombëtares në Rexhio-Emilia e më pas transfertën në Sarajevë të martën për Ligën e Kombeve, Galjardini që është asimptomatik, do të rikthehet në Milano, për të ndjekur teste të tjera. Por jo vetëm kaq. Mbrojtësi influencues Leonardo Bonuçi ka braktisur grumbullimin e kombëtares italiane pas problemeve me muskujt.

“I kam kërkuar shumë fizikut tim në javët e fundit. po ndodhin shumë gjëra dhe në 20 ditë e fundit kam bartur edhe një dëmtim të vcogël të pësuar ndaj Veronës që e përkeqësova. Shpresoja të kisha një finish të rëndësishëm me Poloninë, por jam optimist dhe mund ta arrij në ndeshjet e Marsit” tha Bonuçi.

 

 

Top Channel