Hakerat rusë e koreanë/ Microsoft: Në shënjestër vaksinën

14/11/2020 16:35

Sipas tij, një grup rus i quajtur Fancy Bear dhe grupet koreano veriore, të njohur si Zinc dhe Cerium, janë përfshirë në sulmet kibernetike të kohëve të fundit. Qendra britanike për sigurinë kibernetike më herët kishte thënë se hakerat rusë po vinin në shënjestër kërkimet për vaksinën.

Por, rusia mohoi përgjegjësinë. Microsoft që prodhon softëere të sigurisë kibernetike, tha se kishte pikasur përpjekje për të hyrë në sistemet e kompjuterave të shtatë kompanive farmaceutike. Kërkuesit e vaksinave në kanada, francë, indi, korenë e jugut dhe shba po ashtu ishin vënë në shënjestër.

Microsoft tha se grupi rus kishte tentuar të hynte në llogari duke përdorur miliona pasëordë të ndryshëm. Një nga grupet koreano veriore ndërkohë kishte dërguar emaile që dukej sikur vinin nga zyrtarë të OBSH dhe ishte përpjekur të manipulonte personat për të dorëzuar të dhënat e tyre të logimit.

Disa nga përpjekjet kishin dështuar por microsoft paralajmëroi se të tjera kanë qenë të suksesshme. Rusia edhe më herët ka mohuar që ka vënë në shënjestër kërkimet për vaksinën. Ambasada Ruse në Uashington tha për agjencinë e lajmeve reuteres se nuk kishte asgjë më shumë për të shtuar. Ndërsa përfaqësuesi i koresë së veriut në kombet e bashkuara nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Top Channel