Greqia në kulmin e valës së dytë/ Në diskutim mbyllja e kopshteve dhe shkollave fillore

14/11/2020 02:17

Me ritme të shpejta vazhdon boshatisja e klinikave të tjera dhe kthimi i tyre në pavione Covid-19 në qytetin e Selanikut, qytet në të cilin tashmë edhe pse 12 ditë në karantine, virusi vrastar ka gjunjëzuar tërësisht sistemin spitalor. Edhe në 24 orët e fundit prej 3038 rasteve që janë regjistruar në Greqi 725 janë vetëm në Selanik dhe 697 në Athinë, ndërsa veçohen për numër të madh edhe Larisa dhe Pella aty ku autoritetet po zhvillojnë mijëra teste në ditë, të ashtë quajtuara teste të shpejta.

Edhe gjatë së premtes 38 persona kanë humbur jetën duke e cuar numrin e viktimave prej fillimit të pandemisë në gati 1000, ndërsa edhe të intubuarit kanë shkuar në 336. Në këtë situatë dramatike për vendin kryeministri Mitsotakis ka deklaruar gjatë një mbledhje urgjente të qeverisë se Greqia do të marrë më shumë se 25 milion doza vaksinash kundër Covid-19 përmes marrëveshjeve të nënshkruara nga Bashkimi Evropian me kompanitë farmaceutike, ndërsa dërgesat e para priten në fillim të 2021.

‘Insistoj që gjithë greket dhe grekët të kenë akses të lirë tek vaksina, sepse kjo qeveri që nga fillimi e trajtoi vaksinën si një të mirë publike. Kjo është arsyeja pse do të jetë në dispozicion falas për të gjithë pa përjashtim’- tha Mitsotakis.

Ndërsa pritet në orët e ardhëshme të merret një vendim nëse do të mbyllen ose jo shkollat fillore dhe kopshtet, autoritetet shëndetësore në Kozan dhe zona të tjera të Greqisë së Veriut do të vrasin qindra mijëra vizonë, pasi janë gjetur në fermat e rritjes së tyre, të infektuar me virusin në fjalë, ndërsa deri tani nuk vihet re që ky virus të këtë pësuar mutacion tek to.

Top Channel