Ndeshjet e Ligës së Kombeve ravijëzuan edhe më shumë renditjen e pretendentëve në disa prej grupeve kryesore, ku spikatën rezultate interesante. Portugalia kampione në fuqi e Europës u dorëzua brenda mureve të shtëpisë ndaj Francës 0-1.

Në shkallët e boshatisura të Estadio Da Luz të lizbonës, luzitanët iu dorëzuan golit të kampionëve të botës me autor Ngolo Kante’, që bëri veprimin më të lehtë pranë portës, në ofensivën e transalpinëve. Ronaldo, Zhoao Feliks dhe Silva nuk mund të bënin asgjë për të evituar humbjen e Portugalisë që zbret e dyta në grup.

Gjermania mori një fitore të bukur ndaj Ukrainës të cilën e mposhti 3-1 në Red Bull arena të Lajcigut. Jaremçuk befasoi ‘Pancerat’ me avantazhin e miqve por pa shkuar në pushim vendasit përmbysën gjithçka. Leroi Sane barazoi rezultatin ndërsa Timo Verner në një pozicion të favorshëm çoi ndeshjen në 2-1 pas një zbritjeje të shpejtë në kuadratin e Pjatov. Portieri i ukrainës u detyrua të nxirrte sferën nga rrjeta për herë të tretë pas pushimit, kur u ndëshkua sërish nga sulmuesi i Celsit Timo Werner.

Zvicra dhe Spanja e mbyllën në barazim ndeshjen mes tyre në Sejnt Xhejkob Park në qytetin e Bazel, rezultati që penalizon helvetikët në rrugëtimin e tyre. me Xhakën dhe Shaqirin si të vetmit shqiptarë në fushë, formacioni vendas arriti të prishë ekuilibrat me rrjetën e bukur të Frojler por nuk administroi dot avantazhin. Ramos humbi një penallti para se Zvicra të befasohej në finale me barazimin e Moreno.

Për t’u shënuar në Ligën e Kombeve, edhe suksesi i rëndësishëm i Suedisë, 2-1 ndaj kroacisë.

 

Top Channel