“Drejtoj më mirë kur pij”, fjalët e fundit të shoferit para aksidentit fatal (video dramatike)

14/11/2020 15:52

Burri shihet duke pirë birrën e tij netimon para se të ngulej me kokën e makinës në një kamion që po kthehej, duke vrarë të tre pasagjerët, përfshi dhe të dashurën e tij.

Një burrë nga Texas në SHBA është xhiruar në kamera duke u mburrur sesa mirë i jep makinës kur është i pirë, disa momente para se të përplase mjetin që drejton, duke vrarë tre pasagjerë që kishte me vete përfshi dhe të dashurën e tij.

Camilo Morejon, 47-vjeç me origjinë kubane po transmetonte dirtekt në ‘Facebook Live’ teksa drejtonte makinën në veriperëndim të Houston mëngjesin e të dielës.

Në videon rreth dy minua të gjatë, Morejon shihet që pi nga një shishe birrë së bashku me pasagjerët e tij, me sa duket pas një nate të gjatë festimi.

Vetëm disa minuta para përplasjes fatale, Morejon shton shpejtësinë e makinës dhe nis të mburret në spanjisht: “Drejtoj shumë më mirë kur jam duke pirë, ja siç e shihni, me shishen në dorë” (“Yo manejo mejor cuando estoy tomado, así mira, con la botella en la mano”)

Disa minuta më vonë, makina e tij Honda Accord përplaset kokë më kokë me një furgon Ford F-150 që u kthye për të hyrë në një pikë furnizimi. Video përfundon pak para aksidentit tragjik.

Morejon dhe shoferi i kamionit, 45-vjeçari Pedro Hernandez-Martinez, u dërguan në spital dhe janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa tre pasagjerët e makinës së tij u vranë të gjithë, sipas gazetës lokale Houston Chronicle.

Të vrarët u identifikuan më vonë si Leosveyka Gonzalez, 35 vjeçe, Massel Rodriguez, 32, e Ricardo Rodriguez-Tamayo, 40 vjeç.

Morejon tashmë përballet me tre akuza për vrasje nga pakujdesia e drejtim të automjetit në gjendje të intoksikuar, për të cilat mund të dënohet me një maksimum prej 80 vjet burg.

Shoferi i kamionit Hernandez-Martinez, është në spital në gjendje të rëndë. Nëse nuk mbijeton Morejon do të përgjigjet edhe për vdekjen e tij të mundshme.

Hetuesit thanë se përmbajtja e alkoolit në frymën e Morejon ishte në shifrën 0.168, dy herë më lart se limiti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel