10 të vdekur nga zjarri në repartin e koronavirusit, në spitalin e Rumanisë (fotot)

14/11/2020 21:44

10 njerëz raportohet se kanë vdekur pas shpërthimti të zjarrit në një spital, raportonin sonte mediat në Rumani.

Zjarri shpërtheu në repartimin e kujdesit intensiv ndaj pacientëve me koronavirus në qendrën mjekësore të Piamtra Neamt.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përveç dhjetë viktimave shtatë njerëz të tjerë përfshi dhe një doktor janë në gjendje të rëndë.

Duke tentuar të shpëtonin pacientët, një doktor e një infermier ishin djegur për vdekje, me flakët të ndihmuara nga veshjet e tyre plastike të mbrojtjes.

Doktori i plagosur në detyre, po trajtohej për djegie në 80% të trupit. Ai raportohej se po përpiqej të evakuonte pacientët pas arritjes së flakëve.

Njerëzit me plagë diegieje po dërgoheshin me ambulanca drejt spitalit tjetër në qytetin Iasi.

Një hetim ka nisur mbi shkaqet e nisjes së zjarrit, të cilat janë ende të paqarta.

Rapotimet thonë se zjarri nisi në katin e dytë, ku trajtohen pacientët e koronavirusit, dhe më pas u shpërnda në kate të tjera.

Prokuroria kishte ardhur dhe po priste shuarjen e flakëve për nisjen e hetimeve.

FOTO GALERI
1/5
Zjarri shpërtheu në repartimin e kujdesit ndaj pacientëve me koronavirus në qendrën mjekësore të Piamtra Neamt

Top Channel