1 milion e 961 mijë të prekur me COVID në kontinentin e Afrikës

14/11/2020 09:45

Sipas faqes së internetit “Worldometer”,në Afrikë janë regjistruar 14.727 raste të reja në 24 orët e fundit dhe numri total ka shkuar në  1.961.096.

Numri i viktimave po ashtu ka shkuar në 46.906, përfshirë 280 vdekje të reja.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.153, pasuar nga Egjipti me 6.429 dhe Maroku me 4.631 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Vendi me numrin më të madh të rasteve në kontinent është Afrika e Jugut me 746.945 raste, e cila pasohet nga Maroku me 282.336 dhe Egjipti me 110.319 raste. Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.650.731 persona të infektuar.

Top Channel