Sergio Ramos thyen sonte rekordin për paraqitje në garat ndërkombëtare evropiane në ndeshjen kundër Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Real Madridit do të bëjë paraqitjen e tij të 177 për Spanjën në Basel, duke e tejkaluar Gianluigi Buffonin i cili ka luajtur 176 herë për Italinë.

34 vjeçari, gjithashtu mund ta thyej edhe rekordin botëror i cili për momentin mbahet nga Ahmed Hassan i Egjiptit i cili ka 184 paraqitje.

Këtë rekord Ramos mund ta thyej vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian gjatë muajve Qershor dhe Korrik.

Top Channel