Po rëndohet gjithmonë e më shumë pozicioni i skuadrës së Lazios përballë hetimit të prokurorisë italiane për kaosin e tamponëve ndaj futbollistëve dhe dyshimet se mund të ketë manipuluar rezultate për të patur futbollistë në dispozicion edhe pse të infektuar me koronavirus.

Shefi i sektorit shëndetësor dhe ai i stafit mjekësor të Lazio, Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia u dëgjuan në një marrje në pyetje në distancë nga prokurori federal.

Sipas raporteve nga “Il Messaggero”, seanca nuk i ka bindur përfaqësuesit e federatës së futbollit. Problemi lidhet me marrëdhëniet midis klubit Autoriteteve shëndetësore kryeqytetase, dokumentacioni përkatës që mungon dhe shumë burokraci të tjera. Disa lojtarë tani do të merren në pyetje gjithashtu për versionin e tyre. mes tyre portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Tomas Strakosha, një nga 3 lojtarët për të cilët rezultate ishin të dyshimta.

Rreziqet me të cilat përballet Lazio janë referimi si çështje penale dhe zbritja e pikëve në renditje. Në tryezë ka dy hetime që ecin paralelisht, ai i Prokurorisë Publike në Avellino dhe ai i Prokurorisë Federale. Mbi të gjitha, çështja e shqiptarit Strakosha që është ende i infektuar, është diçka turbulluese për hetuesit. Para ndeshjes kundër Bolonjës në 24 tetor ai kishte ethe dhe u izolua, më pas mungoi në Ligën e kampioneve ndaj Bryzh në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve me Brugges por rikthehet në dispozicion në 31 tetor në prag të ndeshjes me Torino pas një tamponi negativ.

Testi molekular i Uefa, i kryer para ndeshjes me Zenitin e detyroi Strakoshën të humbiste ndeshjen e Champions League. Dallimi në rezultate midis testeve të ndryshme është ngatërrues, por këtë do ta sqarojnë hetimet.

Top Channel