Sikur mos të mjaftonin problemet me Jurgen Klopp që nuk ka në skuadër emra të rëndësishëm si Van Dijk, Joe Gomez dhe Alexander Arnold tashmë trajneri gjerman i Liverpool duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Mohamed Salah, i cili është prekur nga koronavirusi.

28-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren e tij, që pret nesër Togon, takim për Kupën e Afrikës. Salah, autor i 10 golave në këtë sezon, nuk ka simptoma sipas njoftimit të Federatës Egjiptiane të Futbollit dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Sulmuesi do të mungojë në dy takimet e radhës të “The Reds”. Djemtë e Jurgen Klopp presin Leicester më 21 nëntor, takim për llogari të Premier League, teksa katër ditë më vonë luajnë sërish në “Anfield”, kësaj radhe kundër Atalantës për Champions League.

Gjithsesi në sulm Klopp i ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe duke patur parasysh që afrimi i kësaj vere portugezi Diogo Jota është përshtatur në mënyrën më të mirë, mungesa e Salah nuk pritet të ndihet në 2 takimet e radhës.

Top Channel