Stuhia tropikale ‘Arthur’ godet Teksasin, autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme
Papa Françesku foli në telefon me Joe Biden për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e SHBA.
Ai e falendroi kandidatin demokrat për lavdërimet që i ka bërë për rolin udhëheqës të Papës për të promovuar paqen, ripajtimin, dhe lidhjet që bashkojnë njerëzimin në mbarë botën.
“Joe Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara – i pari ishte John F Kennedy”, tha Papa.
Nga ana e tij, Biden shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në bazë të besimit të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë për të gjithë njerëzit në çështje si kujdesi për të varfërit e braktisur, për krizën e ndryshimit të klimës, dhe për të mirëpritur dhe integruar emigrantët dhe refugjatët në komunitete.
Top Channel