Pamjet dramatike të gjigandit rus An-124 që del nga pista pas dështimit të motorëve (Video)

13/11/2020 21:22

Një avion transporti Antonov An-124 Condor i linjave të specializuara ruse Volga-Dnepr, ka bërë një ulje dramatike emergjencë në aeroportin e Novosibirsk në Siberi pas dështim të motorit pak pas ngritjes.

Në uljen e emergjencës rrotat e avionit masiv thyen dhe mjeti del nga pista e mbuluar me dëborë. Megjithse pjesë nga motorët e tij shpërndahen në zonën e populluar, nuk u raportuan plagosje.

Avioni i ngritur nga Novosibirsk kishte si destinacion Austrinë dhe nuk kishte ngarkesë në kohën e incidentit, por vetëm 14 anëtarë ekuipazhi.
An-124 ka normalisht gjashtë anëtarë ekuipazhi dhe dy punonjës të ngarkesave.

Video e incidentit tregon se An-124 vjen të ulet në Novosibirsk rreth dy minuta pasi ishte ngritur prej tij. Ai tejkalon pistën e fluturimit me 200-300 metra dhe ndalon më në fund me hundën që i ngulet në dëborë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel