Pacienti me koronavirus del pas 7 muajsh nga spitali, mjekët i thanë tre herë se do vdiste

13/11/2020 11:26

Pas rreth 7 muajsh, pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi, në Britaninë e Madhe, ka dalë më në fund nga spitali.

Ali Sakallioglu kaloi plot 222 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe ka pësuar një atak në zemër, mosfunksionim mushkërish dhe dëmtim organesh të tjera.

3 herë mjekët njoftuan familjarët e tij se ai do vdiste, por ai doli mbi të gjitha parashikimet dhe e mundi virusin.

“Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha 56-vjeçari për “The Sun”.

Top Channel