Nevil Dede trajner i Tiranës/ Merr drejtimin pas largimit të Egbo nga pankina e bardhebluve

13/11/2020 20:47

Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës, sic e raporton tashmë edhe vetë klubi bardheblu.

Ish-futbollisti i bardhebluve do të rikthehet në krye të skuadrës kampione të vendit duke hequr dorë nga kombëtarja U19, për të marrë vendin e lënë bosh nga Emanuel Egbo.

Ish-trajneri nigerian u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë pasi u mund nga Korabi me rezultatin 1-0. Dede, pjesë e skuadrës së Tiranës i futbollist prej 11 sezonesh, u prezantua përpara ekipit ditën e premte në seancën e parë të tij stërvitore në krye të Tiranës.

Kjo është hera e tretë që Nevil Dede emërohet në krye të pankinës bardheblu. Për herë të parë ai u emërua në vitin 2010 pas shkarkimit të Sulejman Starovës, nëatë kohë ishte zv.trajner i Skënderbeut me Shkëlqim Muçën.

Më pas në vitin 2013 rimori drejtimin e bardhebluve pas largimit të Alban Tafajt. Ndërkohë që tashmë në moshën 45 vjeçare Nevil Dede vjen me më shumë eksperiencë pasi ka drejtuar edhe ekipin kombëtar U19. Gjithashtu ai ka drejtuar edhe skuadra si Laçi, Luftëtari, Kastrioti e Erzeni.

Top Channel