Ministrja e Arsimit: Puna e mësuesve të sakrificës së pandemisë do shkruhet me germa të arta

13/11/2020 10:20
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit,  Evis Kushi gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë,është shprehur se ata do të mbahen mend si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me germa të arta.

Ajo ka shprehur mirënjohje për ta, ndërsa vazhdojnë mësimin në një kohë të vështirë.

NJOFTIM PËR MEDIA

Mësimi nga ekrani i dedikuar për shkollën/Ministrja Kushi takon mësuesit: “Puna e tyre vazhdon pa ndërprerje”Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë, ka vlerësuar kontributin e tyre të veçantë të dhënë për nxënësit në të gjithë vendin.”Me bindje e them se kontributorët e ‘RTSH Shkollë’ do të mbahen mend gjithmonë si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me gërma të arta”- është shprehur ministrja. “Mirënjohje pa kufi për përkushtimin e pashoq dhe faleminderit me zemër për sakrificat tuaja!”- shkruan ajo në një status në rrjetin social.Më tej ajo shton se që në fillim të pandemisë, e ka admiruar punën, sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve të ‘RTSH Shkollë’. Në një kohë që të gjithë rrinin brenda, mësuesit u angazhuan maksimalisht në xhirimin e orëve mësimore për nxënësit që të mos ndalonte në asnjë moment procesi mësimor. Edhe sot, puna e këtyre mësuesve vazhdon pa ndërprerje për kanalin e dedikuar për arsimin parauniversitar, i cili do të vazhdojë edhe pas periudhës së pandemisë, përfshirë edhe programe të ndryshme argëtuese e kreative, për tu ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve.

Top Channel