‘Megaraketa’e NASA-s që do dërgojë njeriun në Hënë

13/11/2020 21:49

NASA ka ndërtuar një “megaraketë” që do të dërgojë njerëzit në hënë e ndoshta edhe në mars.

Testet e fundit kritike të seksionit gjigand të lançimit pritet të mbahen brenda javëve të ardhshme. E krahasuar me ikoniken Saturn V, sistemi i lançimit hapësinor SLS do të ndihmojë në eksplorimet hënore të gjeneratës së re.

Në Misisipin jugor, afër kufirit me Luizianën, inxhinierët kanë punuar pa pushim. Një cilindër gjigand ngjyrë portokalli është vendosur mbi një strukturë imponuese çeliku. I lartë 65 metra, më i gjatë se statuja e lirisë, cilindri përfaqëson thelbin e një mjeti hapësinor më të fuqishëm se çdo gjë që bota ka parë që nga vitet 1960.

SLS, do të sigurojë forcën e nevojshme për të dërguar astronautët drejt hënës. Sipas programit të ri të NASA-s, Artemis, burri i radhës dhe gruaja e parë do të shkelin në sipërfaqen e hënës në 2024. Kjo do të jetë ulja e parë në satelitin e vetëm natyror të tokës që nga Apollo 17 në 1972. Dhe në fakt SLS konsiderohet si një trashëgimtare më moderne e Saturn V, raketës gjigande që lëshonte misionet Apollo në hënë. Për SLS punohet prej një dekade dhe fluturimi inaugurues është parashikuar të mbahet në nëntor 2021.

Top Channel