“Masakruesi i Yorkshire”/ Vdes pas 40 vitesh në burg monstra vrasëse e 13 grave e vajzave në Britani (Fotot)

13/11/2020 17:44

Peter Sutcliffe, përbindëshi britanik i njohur si “Masakruesi i Yorkshire” ka vdekur sot në moshën 74 vjecare, pas rreth 40 vitesh burgim për vrasjen e masakrimin e të paktën 13 vajzave dhe tentativën e vrasjes së të paktën shtatë të tjerave mes viteve 1975 dhe 1980.

Sutcliffe fillimisht sulmonte viktimat e tij në zona rezidenciale por më vonë u zhvendos në zonat ‘me drita të kuqe’ pasi tërhiqej nga paaftësia për t’u mbrojtur e prostitutave. Ai frekuentonte rregullisht prostituta në Leeds e Bradford në veri të Anglisë.

Pas arrestmit të tij në 1981 për drejtim automjeti me targa false, Sutcliffe u mor në pyetje nga autoritetet dhe rrjedhimisht pranoi vrasjet mizore duke thënë se “zëri i Zotit” e kishte dërguar me mision për të vrarë prostituta.

Viktima e tij e parë që u vra nga sulmi i Sutcliffe ishte Wilma McCann, 28 vjeçe, në 30 tetor 1975. McCann nga Leeds, ishte nënë e katër fëmijëve.
Sutcliffe e goditi dy herë me çekiç para se ta qëllonte shumë herë me thikë. Megjithë kërkimet e gjera ku u përfshinë 150 policë dhe qindra të dyshuar, fajtori nuk u zbulua.

Një nga vajzat e McCann kreu vetëvrasje në 2007, pas vitesh depresioni prej vdekjes së nënës së saj.

Sutcliffe kreu vrasjen e tij të dytë në Leeds në janar 1976, kur qëlloi me thikë 42-vjeçaren Emily Jackson më shumë se 50 herë.
Pas vrasjes Sutcliffe e tërhoqi trupin e saj në një zonë mbeturinash ku vazhdoi ta godiste me thikë.

Më 5 shkurt 1977, Sutcliffe sulmoi me cekiç 28-vjeçaren Irene Richardson në Roundhay Park. Kur u sulmua nga Sutcliffe, Richardson kishte qenë prej shumë ditësh pa asnjë qindarkë në xhep.

Më 23 prill 1977, Sutcliffe vrau Patricia “Tina” Atkinson, 32 vjeçe nga Bradford.

Ai e vrau atë në shtëpinë e saj, ku policia gjeti gjurmë të këpucëve të tij në krevat. Vrasësi e kishte joshur atë në një bar, dhe kur shkuan në shtëpinë e saj e sulmoi me çekiç.

Më 26 qershor 1977, Sutcliffe vrau 16-vjeçaren Jayne MacDonald në Chapeltown. Trupi i saj u gjet në një park lojrash në Reginald Street, Leeds.

Jayne ishte viktima me e re e njohur e monstrës Sutcliffe. Ajo u vra prej tij teksa ecte për në shtëpi pasi nuk arriti të kapë autobuzin.

Pas dënimit të Sutcliffe, nëna e Jayne, Irene tha: “Shpresoj që të burgosurit e tjerë të kenë mirësinë t’ia bëjnë çdo minutë të jetes se tij ferr”.

Më 4 prill 1979, Sutcliffe vrau 19-vjeçaren Josephine Whitaker. Ai e sulmoi punonjësen e bankës në Halifax teksa ajo kthehej në shtëpi.

Sutcliffe i kishte folur asaj teksa ecte dhe nisi të bisedonte me të. Mes të tjerave ai i kishte thënë “Nuk di kujt t’i besojë njeriu në ditët e sotme”.

FOTO GALERI
2/15
Emily Jackson viktima e dyte e Sutcliffe

Top Channel