Pyetja e REL sesi e sheh Nato paralelen e hequr nga Vucic mes  Kosovës dhe Nagorno Karabakut, mori nga selia e aleancës ushtarake përgjigjen se  “misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr prej saj, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet atje.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Europa e Lirë.

Më herët, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha se Kosova duhet të fillojë një herë procedurat për anëtarësimin në NATO dhe pastaj të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, në kundërshtim me vlerat evropiane e universale dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në Kosovë, në vitin 1999. Kosova do t’i shtojë përpjekjet për nisjen e anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike – NATO, dhe pastaj të vazhdojë dialogun me Beigrad”, thuhet në reagimin e saj.

Top Channel