Kalifornia, shteti i dytë në SHBA me 1 milion raste me COVID-19

13/11/2020 10:34

Kalifornia është bërë shteti i dytë amerikan pas Texas-it që tejkalon 1 milion raste të koronavirusit.

Universiteti Johns Hopkins ka regjistruar 1.000.631 raste në këtë shtet, i cili ka më shumë se 18.100 vdekje.

Texas-i tejkaloi shifrën një milion të mërkurën herët dhe aktualisht ka më shumë se 1.023.000 infeksione dhe mbi 19.400 viktima.

Në javët e fundit, më shumë shtete, si Nevada, Wisconsin, Massachusetts dhe Maryland, kanë nxitur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi vullnetarisht.

Rastet e reja të përditshme të koronavirusit në vend kanë vazhduar të lëvizin mbi 100.000 për javën e kaluar, me më shumë se 143.000 të regjistruara të mërkurën.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur nga virusi, duke regjistruar më shumë se 10,5 milionë raste dhe mbi 240.000 vdekje.

Mbi 4 milionë njerëz në SHBA janë shëruar nga sëmundja deri më tani.

Top Channel