Wall Street Journal: Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore Administrata izraelite nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane të ilaçeve Pfizer për të blerë vaksinën potenciale që është në zhvillim e sipër kundër koronavirus.
Izraeli që dëshiron të blejë vaksinën potenciale kundër COVID-19 të Pfizer dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në konferencën për media tha se kanë nënshkruar marrëveshje me Pfizer për blerjen e vaksinës kundër COVID-19.
Netanyahu tha se nga Pfizer do të marrin 8 milionë doza të vaksinës dhe se me këtë do të vaksinojnë 4 milionë izraelitë kundër virusit.
Ai tha se vaksina potenciale do të jetë e mundshme për qasje nga muaji janar, duke shtuar se në muajt e ardhshëm do të rrisin numrin e vaksinave.
“Është shfaqur drita në fund të tunelit”, tha Netanyahu.
Pfizer dhe BioNTech më parë kishin njoftuar se vaksina potanciale që e kanë zhvilluar kundër COVID-19 është 90 për qind efektive kundër virusit.
Top Channel