I braktisur mes jashtëqitjeve në tualetin e spitalit/ Pamjet e tmerrshme të pacientit të vdekur nga Covid shokojnë publikun në Itali (video)

13/11/2020 16:11

Një video e rëndë është publikuar së fundmi e një pacienti të shtrirë pa shenja jete në tualetin e një spitali të mbushur me pacientë koronavirusi, në jug të Italisë.

Burri i paidentifikuar raportohet se vuante nga koronavirusi dhe po priste për testin në repartin kaotik të emergjencës në spitalin Cardarelli, në Napoli.

Njeriu që filmonte, edhe vetë pacient koronavirusi, thotë: Ky njeri është i vdekur, këtu jemi në spitalin Cardarelli. Jemi në repartin e emergjencës.”

“Ndërsa kjo grua gjendet në urinën dhe jashtëqitjen e saj, nuk e dimë nëse është e gjallë apo e vdekur, nuk dimë asgjë”.

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili është vetë nga Napoli, tha: “Situata në Napoli dhe në shumë zona të krahinës së Campania është jashtë kontrolli … qeveria qendrore  duhet të ndërhyjë se nuk ka më kohë”.

Edhe më në jug, në ishullin e Siçilisë, kryebashkiaku i Palermo paralajmëronte se rajoni përballet me situatë të vështirë me infeksionet.

Zyrtarët thanë se po hetojnë për rastin në Napoli por Di Maio tha se ky është vetëm një nga disa zhvillime të ngjashme në rajonin e Campania.

Rosario Lamonica, i cili xhiroi videon, tha se mori pamjet në mënyrë që njerëzit të mësojnë atë që po ndodh.

“Kur unë kërkova për ndihmë askush nuk erdhi, askush nuk më dëgjoi, por vetëm më thanë ‘shiko punën tënde’”, thotë Lamonica.

“Ai person (i vdekuri) ishte me mua në dhomë, së bashku me disa të moshuar”, tha Lamonica për agjencinë italiane ANSA.

Di Maio shkruante në Facebook: “Video e pacientit të vdekur në tualetin e spitalit Cardarelli është shokuese. Jeta dhe shëndeti i çdo qytetari duhet të mbrohen mbi gjithçka, por autoritetet nuk po e bëjnë këtë”.

Shifrat qeveritare nga viti 2018 tregojnë se rajoni i Campania së bashku me Kalabrinë në Siçili kanë të ardhurat më të ulëta për kokë në Itali me rreth 1200 euro.

FOTO GALERI
3/7
Njeriu që filmonte ishte edhe vetë pacient koronavirusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA