Aktivizimi i paktë që prej kohës kur zbarkoi te Inter dhe pakënaqësitë me trajnerin Antonio Konte, kanë sjellë një situatë aspak të mirë për Kristian Eriksen, mesfushorin e trumbetuar me bujë nga zikaltërit si një blerje që do bënte diferencën

Por danezi po ngroh më së shumti pankinën dhe ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga milanezët gjatë merkatos së janarit.

Është një situatë e veçantë, njerëzit do të dëshironin të më shihnin duke luajtur dhe unë do të doja të isha sa më shumë në fushë, por trajneri ka ide të ndryshme dhe unë si lojtar duhet t’i respektoj ato. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë për Interin” tha Eriksen.

Tani për tani jam i përqendruar te futbolli. Me sa di unë, megjithatë, do të jem tek Interi edhe pas merkatos së janarit. Pastaj duhet të vendos me klubin. Ndihem më i freskët se më parë, sepse kam më pak minuta në këmbë. Psikologjikisht ishte e vështirë, sepse nuk e kisha zakon të ulesha në stol, por tani jam mësuar. Nuk është ajo që kisha ëndërruar. Të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk ndihesh mirë kur je qëndron në stol, por vendos trajneri kush luan”,  tha mesfushori danez nga kampi i përfaqësueses.

 

Top Channel