Elon Musk pretendon për “mashtrime” në testimet e shpejta antigjene

13/11/2020 11:42

Drejtuesi i lartë i kompanisë Tesla që dizajnon dhe prodhon automjete elektrike, Elon Musk, ka pretenduar se “ka mashtrime në teste” pasi në 4 teste për koronavirusin e ri (COVID-19) që ai ka kryer ka rezultuar pozitiv në 2 prej tyre dhe në 2 negativ, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po luhet një mashtrim i madh. Sot bëra 4 herë teste. Në 2 prej tyre rezultati negativ, në 2 pozitiv. E njëjta pajisje, i njëjti test, e njëjta infermiere. Testi i shpejtë i antigjenit nga BD (Becton Dickinson)”, theksoi Musk në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

Duke vënë në dukje se “deri më tani nuk ka treguar ndonjë simptomë të pazakontë përveç simptomave tipike të ftohjes”, Elon Musk deklaroi se ka kryer në dy laboratorë të ndryshëm testet e reaksionit zinxhir polimeraz (PCR) dhe se rezultatet do të përcaktohen brenda 24 orëve.

Ndërkohë kompania e teknologjisë mjekësore Becton Dickinson nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Top Channel