Demokratët kundër Trump: Republikanët po helmojnë demokracinë amerikane

13/11/2020 03:03

Demokratët në Senatin amerikan paralajmëruan kolegët e tyre republikanë se po helmojnë demokracinë e vendit duke vazhduar të refuzojnë fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e javës së kaluar.

Vetëm një grusht republikanësh kanë uruar publikisht Biden, një ndryshim i dukshëm ky në traditën politike që ka shtuar ndjesinë e polarizimit në Uashington. Disa ligjvënës të lartë republikanë, mes të cilëve edhe lideri i shumicës në senat Mitch McConnell, kanë mbështetur presidentin Trump dhe refuzimin e tij për të pranuar humbjen.

‘Ne patëm një palë zgjedhje të forta. Por në vend që të punojmë për ta bërë popullin sërish bashkë, në mënyrë që të luftojmë armikun e përbashkët Covid-19, republikanët në Kongres po përhapin teori konspirative, mohojnë realitetin dhe helmojnë demokracinë tonë’- tha Schumer.

‘Mjaft me këtë cirk. Ejani të punojmë së bashku për atë që ka me të vërtetë rëndësi për popullin amerikan, shëndetin dhe sigurinë ekonomike të tij’- tha Nancy Pelosi.

Ekspertët politikë thonë se republikanët mund të jenë duke ndjekur një strategji të tillë në mënyrë që të qetësojnë bazën politike të Trump në prag të dy balotazheve për vendet në Senat në Xhorxhia, që do të përcaktojnë se cila parti kontrollon dhomën.

Top Channel