Ndryshe nga dy edicionet e mëparshme, këtë sezon të “Hell’s Kithchen Albania 3”, në mes të konkurrentëve kishte një çift. Darim dhe Katerina Dërka, me origjinë nga Lushnja, ishin çifti i parë në “kuzhinën e ferrit”.
Katerina, e rënduar edhe nga shtatzënia, e kishte paksa të vështirë për të përballuar sfidat e vështira të shef Renatos. Ajo u largua nga emisioni, për shkak të një debati me Joanën, ku shpërtheu në të qara dhe fyerje ndaj koleges së saj. Një javë pas saj, u largua edhe Darimi, i cili në tension e sipër bëri një seri gabimesh në kuzhinë. Çifti, këtë të premte ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku folën për eksperiencën e tyre në “kuzhinën e ferrit”. Katerina tha se eksperienca në “Hell’s”, ishte tepër e bukur për të e mësoi shumë. Një gjë të tillë konfirmoi edhe Darimi, i cili edhe pse i eliminuar, shprehu konsideratat e tij për konkurrentët dhe shef Renaton.
“Ne jemi mirë dhe bebi mirë, në përgjithësi çdo gjë ka shkuar mirë. Për mua ishte pak e vështirë sepse të gjithë e kanë ndjekur nga ekrani, brenda kishte disa emocione, përgjithësi, ishte e vështirë, e ndjeva si një sfidë. Ndonjëherë mundesha, ndonjëherë thoja nuk ia dal dot. Më erdhi keq kur u largova, sepse mësova shumë gjëra, por nga ana tjetër ndihesha më e lirë sepse kisha një përgjegjësi tjetër për bebin.
Nuk është se do të ndryshonte ndonjë gjë, po të qëndroja ende do ishte një eksperiencë e bukur. Marr shkas nga zënka që ndodhi, gjendja ime dukej edhe nga shtatzënia dhe nuk mund të arrija dikur. Më shumë prioritet ishte për Darimin. Në fakt ne u miqësuam me të gjithë, duke qëndruar së bashku krijuam një raport, shkonim shumë mirë me njëri-tjetrit, krijon një rrethanë që nuk të bën të largohesh, edhe pse sfida ishte e tillë”, tregoi Katerina.
Ndërsa Darimi tha:
“Sa iku gruaja u stresova dhe isha në panik. Pasi iku Katerina u stresova, por gjithsesi eksperienca ishte tepër e bukur, pavarësisht. Tani duke njohur Katerinën që preket shpejt ndihesha keq por çfarë do të bëja, por në punën që punojmë bashkë unë i bërtas Katerinës. Unë jam shefi. Ne punojmë të dy në kuzhinë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.
Top Channel