Ankohet Elon Musk: Brenda ditës, pozitiv dhe negativ!

13/11/2020 13:08

Kreu i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk e vuri në dyshim saktësinë e testit të koronavirusit, pasi vetë rezultoi një herë pozitiv dhe pastaj negativ brenda të njëjtës ditë.

Në një postim në Twitter, Musk u shpreh se e kishte bërë testin pasi prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma ftohjeje. “ Dy teste dolën negative, dy tjera rezultuan pozitive. E njëjta pajisje, i njëjti test, e njëjta infermiere”, ka shkruar ai.

“Ka diçka të çuditshme këtu. Nëse gjera të tilla më ndodhin mua, i ndodhin edhe të tjerëve”, shton Musk. Miliarderi sqaroi se kishte bërë testin e shpejtë të antigjenit nga BD, duke iu referuar me shumë gjasë testeve të `Becton Dickinson and Co’, të cilat e nxjerrin rezultatin për 15 minuta. Business Insider kontaktoi me kompaninë për të marrë një koment prej saj, por nuk pati asnjë të tillë. Tani Musk thotë se po pret rezultatet e testit PCR- standardi i artë për Covid 19-tën-, të cilat i ka bërë në disa laboratorë të ndryshëm dhe në fund, duket se ka ndërmend t`i krahasojë. Rezultatet do të kërkojnë 24 orë kohë.

Top Channel