Aligatori “Goxillë” është aq i madh sa mediat nuk e besojnë që është i vërtetë (video)

13/11/2020 18:16

Një aligator gjigand është xhiruar së fundmi duke ecur ‘serbes’ mes një fushe golfi në Florida, duke shkaktuar habi dhe dyshime në mediat sociale.

Bisha e pabesueshme kishte dalë për një shëtitje të mërkurën, në zonën e goditur së fundmi nga urragani Eta.

Ekspertët thonë se mund të jetë moti ekstrem që ka nxitur kafshët të dalin nga strofkat e tyre. “Ky është një Gixillë dhe jo një aligator”, dëgjohet të thotë një nga shikuesit në video, e cila u postua nga klubi i golfit Valencia Golf Club në Naples.

Florida llogaritet se ka rreth 1.3 milionë aligatorë, por ai në pamje tërhoqi vëmendje prej masës së tij të pazakontë dhe mënyrës së veçantë të ecjes.

Një komentues në mediat sociale shkruante: “Kjo kafshë mund t’i ketë mbijetuar meteorit të 65 milionë vjetëve më parë”.

Zakonisht aligatorët ecin duke u zvarritur por e ngrejnë trupin e tyre nga toka kur duhet të përshkojnë distanca më të gjata.

Kafsha në fjalë shihet që ka këmbë të forta e muskuloze.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel