Adoleshenti që vrau familjen kur mësoi se nëna e tij ishte në fakt njerka, refuzon të pendohet

13/11/2020 18:44

Një 15-vjeçar në SHBA nuk ka treguar asnjë pendesë për vrasjen e prindërve të tij dhe të tre vëllezërve e motrave më të vegjël, kur mësoi se mamaja e tij nuk ishte në fakt nëna e tij biologjike.

Mason Sisk raportohet se tha se ‘nuk më vjen keq’ teksa akuzohet për masakrën e të gjithë familjes së tij në shtator 2019.
Megjithse është minoren ai përballet me pesë akuza të plota vrasjeje.

Ai akuzohet për vrasjen e babait të tij biologjik John Sisk; njerkës së tij Mary Sisk; gjysmë-vëllait gjashtë vjeçar Grayson; gjysmë motrës pesë-vjeçare Aurora; dhe gjysmë-vëllait gjashtë-muajsh Colson në shtëpinë e tyre në Limestone, Alabama.

Babai i tij ishte estetist ndërsa njerka e tij punonte si mësuese në shkollën e mesme Mountain Gap.

Javën e kaluar gjykatësi Matthew Huggins tha se nuk kishte arsye të argumentohet se adoleshenti është i sëmurë mendor.

Megjithse zyrtarisht nuk është konfirmuar motivi i masakrës, vrasësi besohet se e ka kryer atë kur mësoi se Mary Sisk nuk ishte nëna e tij biologjike.
Njerka e tij Mary ishte një mësuese e njohur në shkollën Mountain Gap, kurse babai i tij John një estetist kosmetolog i dashur mes shokëve dhe kolegëve.

FOTO GALERI
2/4
viktimat John Sisk dhe e bija Aurora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA