Ka pasur disa raporte për njerëz të infektuar për së dyti nga Covid-19, por një 45-vjeçar në SHBA mund të jetë prekur “tre herë” prej sëmundjes thonë mediat e huaja.

Në fund, burri identiteti i të cilit për momentin nuk është bërë publik, e humbi betejën 154-ditore me infeksionin. Në një raport të detajuar mbi këtë rast, mjekët e spitalit Brigham and Women’s Hospital ne Boston, përshkruajnë të gjithë luftën e 45-vjeçarit që vuante nga një çrregullim i rëndë autoimun, çka duket se bëri që sëmundja t’i rikthehej disa herë.

Pavarësisht trajtimit agresiv, ai nuk arriti të triumfonte mbi virusin që ka pësuar mutacion brenda vetë trupit të tij dhe është përhapur me një shpejtësi të pazakontë, ndërkohë qe organizmi i lodhur prej problemeve te imunitetit nuk kishte mjetet e duhura për ta përballur infeksionin si një person normal. Zyrtarët e shëndetësisë e kanë bërë të qartë se personat me sistem imunitar të kompromentuar duhet të qëndrojnë të izoluar sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përpiqen me çdo mënyrë ta shmangin infektimin nga koronavirusi.

Studimi i këtij rasti sakaq tregon se kjo kategori njerëzish mund të kthehet në një rezervuar te rrezikshme ku virusi të pësojë mutacion përpara se të përhapet te të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA