Teleskopi hapësinor Ariel, që do të studiojë atmosferën e botëve të largëta, ka marrë dritën e gjelbër.

Vendet anëtare të Agjencisë Hapësinore Evropiane, zyrtarisht miratuan projektin të enjten, duke finalizuar dy vite studime fizibiliteti. Observatori 1 miliardë eurosh, do të lancohet tani në 2029.

Ariel do të hetojë gazrat që rrethojnë exoplanetët në përpjekje për të kuptuar se si këto objekte formohen dhe si kanë evoluar ata gjatë kohës. Përfundimet, pritet të ndihmojnë edhe në vendosjen e natyrës së sistemit tonë diellor në një kontekst më të gjerë. Edhe pse është padyshim një sipërmarrje e madhe për të gjithë kërkimet hapësinore evropiane, Ariel, është veçanërisht i rëndësishëm për Britaninë e Madhe.

Nga pikëpamja shkencore, misioni do të drejtohet nga University College of London por në aspektin teknik po ashtu, Britania do të luajë një rol të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e observatorit do të ndërtohet dhe testohet në RAL Space, në kampusin Harwell në Oxfordshire.

Top Channel