“S’respekton masat anti-COVID”, Ivanka Trump heq fëmijët nga shkolla, pas ankesave të prindërve

12/11/2020 21:14

Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dhëndri dhe vajza e presidentit, Donald Trump, larguan tre fëmijët e tyre nga shkolla, pasi prindërit ankoheshin se çifti nuk respektonte masat e koronavirusit.

Mediat në SHBA, shkruajnë se e bija e Trump largoi fëmijët nga shkolla “Milton Gottesman” në Uashington DC, dy jabë para ditës së zgjedhjeve dhe i regjistroi ata në një shkollë tjetër, të quajtur “Melvin J. Berman”, në Maryland.

Një përfaqësuese e Milton tha se fëmijët u larguan nga shkolla duke shtuar se kishte shqetësim për sigurinë e fëmijëve sepse ishte shumë e qartë se Jared dhe Ivanka nuk respektonin masat e vendosura nga autoritetet.

Kujtojmë se pasi Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitivë me kronavirus, Ivanka dhe bashkëshorti I saj morën jo pak kritika për faktin se u shfaqën në publik duke pasur kontakte me shumë persona.

Top Channel