Skulptura merr emrin e ri ‘Kokëpatatja e Palencias’ pas restaurimit të dështuar

12/11/2020 19:33

Një skulpturë e njohur në Palencia te Spanjës po vihet në lojë gjerësisht prej pamjes prej filmash vizatimorë që ajo ka marrë, pas një punimi totalisht të dështuar restaurimi.

Punimi i ri është quajtur ‘Kokëpatatja e Palencia’ dhe madje është krahasuar edhe me fytyrën e Presidentit Donald Trump. Zhvillimi sjell në memorie ngjarjen e ngjashme të ‘Ecce Homo’, pikturës së Jezusit në formë ariu në qytetin spanjoll të Zaragoza e cila më pas u mbiquajt ‘Jezusi majmun’ pas restaurimit skandaloz në vitin 2012.

Shpërfytyrimi i fundit i skulptures në një ndërtesë administrative në qytetin e Palencia, në veriperëndim të vendit, ishte më parë busti i një gruaje që buzëqeshte, megjithse tani duket si një personazh filmash vizatimorë. Komentuesit në rrjetet sociale e krahasojnë atë me “skulptura rëre që fëmijët bëjnë në plazh”. Banori vendas Almudena Gonzalez tha se skulptura ‘më bën të qaj’.

Ai shtoi: “Është e tmerrshme, të mendosh pastaj se kemi gjithë këta artistë”.

Duke postuar në rrjetin Facebook pamje para dhe pas restaurimit, ai ankohet: “Është më shumë si një personazh filmash vizatimorë sesa koka e një prej ndërtesave më emblematike të Palencia”.

Disa të tjera e krahasonin atë me një ‘patate’ ndërsa të tjerë thonin se dukej si Donald Trump.

Skulptura është pjesë e dekorimeve të ndërtesës së vitit 1919 të Federatës Katolike Agrare Alejandro Najera, dhe është krijuar nga arkitekti spanjoll Jacobo Romero. Struktura e mbrojtur është prezantuar në 1923 dhe aktualisht në të punon një degë e bankës Unicaja.

Ekspertë të mbrojtjes së vlerave arkitekturore kanë kërkuar në Spanjë shtrëngim të rregullave të aktivitetit re restaurimeve. Më herët zv. presidentja e sindikatës ACRE Maria Borjas tha: ‘Për fat të keq zhvillime të tilla po bëhen të shpeshta. Trashëgimia kulturore e Spanjës është në një situatë të pasigurtë”.

Edhe në vitin 2012 një amator vendas vendosi t’i bënte vetë një restaurim të vazhdë një pikture të Krishtit të vitit 1930 në qytezën veriore të Borja.

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimi sjell në memorie ngjarjen e ngjashme të ‘Ecce Homo’, pikturës së Jezusit në formë ariu në qytetin spanjoll të Zaragoza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA