Rrëzohet helikopteri në Egjipt, vdesin tetë persona

12/11/2020 16:43

Të paktën tetë persona u vranë kur një helikopter që i përkiste forcës paqeruajtëse ndërkombëtare u rrëzua në Gadishullin Sinai në Egjipt.

Një zyrtar egjiptian, i cili gjithashtu kërkoi të mbetet anonim, deklaroi se shkaku i aksidentit duket të jetë një mosfunksionim teknik.

Helikopteri i përket Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (MFO), i cili monitoron marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, raporton CNN.

Bëhet e ditur se gjashtë prej paqeruajtëse ishin amerikanë, një çek si dhe një francez

Zyra e MFO në Izrael konfirmoi se ishte një aksident, i cili përfshiu një helikopter, por u përmbajt nga komentet e mëtejshme deri në përfundim të hetimeve.

Ndryshe, Izraeli ka arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me disa prej shteteve arabe.

Top Channel