Kapitulli i 25 i sagës së James Bondit, “Nuk është koha për të vdekur” duhej të kish dalë në kinema në prill 2020, por siç e dimë tashmë, ai është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë dhe tani është programuar të shfaqet në prill 2021.

Siç nënvizon ‘Forbes’, kur filmi me Daniel Craig do të dalë në kinema, Joe Biden do të jetë presidenti i 46 amerikan. Duke i hedhur një sy datave të publikimit të filmave të James Bondit, dhe legjislaturave, vihet re se që nga origjina e serisë së agjentit 007, Donald Trump, rezulton i vetmi banor i shtëpisë së bardhë që nuk ka patur një film të tillë në mandatin e tij. Saga 007, ka nisur me Licencë për të vrarë, në kohën kur president ishte John F Kenedy.

Në 1962 vetë JFK e kishte cilësuar romanin “Nga Rusia me dashuri”, një nga të preferuarit e tij dhe filmi i bazuar mbi atë libër mund të ketë qenë një nga të fundit që pa para se të vritej. Lyndon B. Johnson ka qenë në detyrë në kohën e Golfinger, Thunderball dhe Jetohet vetëm dy herë. Richard Nixon mundi të shijojë 4 filma të 007 ndërkohë që Bushi i vjetër pa Timothy Dalton në rolin e 007. Era e Pierce Brosnan ndërkohë nisi në administratën Clinton dhe përfundoi me fitoren e George W Bush. Për të përfunduar me 4 filmat në të cilën 007 interpretohet nga Daniel Craig që kanë shoqëruar legjislaturën Bush dhe atë të Obamës.

Top Channel