Në pranga infermierja/ Vrau 8 foshnje, rrezikoi 10 të tjera

12/11/2020 14:05

Një fytyrë ëngjëllore, një buzëqeshje e çiltër; kush mund ta mendonte se pas pamjes së ëmbël të infermieres Lucy Letby fshihej një vrasëse fëmijësh.

30-vjeçarja britanike është akuzuar se u ka marrë jetën 8 foshnjeve e ka tentuar të vrasë 10 të tjera. Vdekjet e të porsalindurve në spitalin Countess of Chester në Angli ishin shtuar, duke bërë të lindin dyshimet. Majin e vitit 2017 policia nisi një hetim duke u fokusuar fillimisht te vdekjet e 15 foshnjeve në periudhën qershor 2015-korrik 2016.

Më pas hetimi u zgjerua dhe i çoi detektivët drejt infermieres që u prangos në 2018-ën, por u lirua me kusht dhe përpara dy ditësh, u arrestua përsëri. Tani, më në fund do të dalë përpara gjykatës. Prindërit e të gjithë fëmijëve të përfshirë po mbahen të informuar për çdo zhvillim lidhur me hetimin dhe procesin gjyqësor.

Infermierja, që kishte për detyrë të kujdesej për të porsalindurit kishte punuar që studente në këtë njësi përpara se të merrte kualifikimin e nevojshëm në Universitetin e Chesterit në vitin 2011.

Top Channel