Stuhia tropikale ‘Arthur’ godet Teksasin, autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca do të ofrojë një pjesë nga dozat e saj të para të vaksinës COVID-19 për vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë.
“Përsa kohë që një pjesë e njerëzimit, sado e vogël, nuk është ende jashtë rreziku, i gjithë planeti është i kërcënuar”, tha Macron, gjatë një seance të Forumit vjetor të Paqes në Paris, kushtuar sigurimit të aksesit global në trajtimet dhe vaksinat e COVID-19.
Macron shtoi se shpërndarja e vaksinës për vendet më të rrezikuara dhe që janë më në nevojë do të bëhet sapo dozat të jenë në dispozicion.
Top Channel