Largohet nga LSI-ja Edmond Panariti: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme

12/11/2020 12:22

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Panariti i cili shkruan në rrjetet sociale se është larguar nga kjo parti për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, Panariti do të angazhohet në Presidencë.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres  angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë  rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen,  ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.” shkruan Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA