Britaniku përplas makinën me stacionin e policisë pas gjobës së koronavirusit £10 000 (Fotot)

12/11/2020 15:18

Një burrë është arrestuar në Britani pasi përplasi makinën e tij me hyrjen e stacionit të policisë pak pasi kishte marrë një gjobë prej 10,000 paundë për shkelje të kufizimeve të koronavirusit.

Policia po heton nëse i dyshuari 45 vjeçar, humbi kontrollin pas gjobës maksimale të marrë prej shkeljes së rregullave të izolimit në Britani.

Nuk është ende e qartë saktësisht se cilat rregulla të kufizimeve Covid-19 i dyshuari ka shkelur, por ai u arrestua pasi përplasi makinën e tij qëllimisht me hyrjen e stacionit të policisë në Edmonton në veri të Londrës mbrëmë vonë.

Ai gjithashtu doli në rrugë dhe spërkati lëndë djegëse duke shkaktuar zjarr dhe një evakuim lokal.

Autoritetet britanike theksonin se incidenti nuk po hetohet në kuadër të terrorizmit dhe se nuk ka pasur të plagosur nga policia apo anëtarë të publikut.

Komandanti Ade Adelekan tha: “Duket se është një incident i izoluar pa lidhje me terrorin. Ne jemi të kënaqur që nuk ka rrezik të shtuar për komunitetin”.

Në pamjet e publikuara i dyshuari duket që hedh një lëng nga një enë në rrugë menjëherë pasi del nga makina e përplasur në stacionin e policisë.

Ai shihet që qëndron para një autobuzi transporti me dy kate teksa spektatotët shikojnë me tmerr sesi rrga merr flakë.

Dëshmitarët dëgjohen që ulërasin teksa i dyshuari nënshtrohet nga oficerët e policisë pas paralajëmrimeve për t’u sprapsur.

FOTO GALERI
13/15
Ata thane se ishte "incident i izoluar"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA