Bebja shpëton mrekullisht pasi u varros e gjallë në fushë në Indi (Foto nga vendngjarja)

12/11/2020 19:02

Një bebe është shpëtuar mrekullisht pasi ishte varrosur e gjallë në një fermë në Indi.

Foshnja thuhet se ishte pikasur nga një punëtor i cili kishte dalluar fytyrën e saj teksa punonte në fushat e Khatima, në verilindje të Indisë, në kufi me Nepalin.

Punëtori Kundan Singh Bhandari, njoftoi vendasit dhe policinë, të cilët nxituan për të shpëtuar beben mëngjesin e sotëm, raportonin mediat vendase.

Disa pamje dramatike tregonin momentin kur foshnja ishte nxjerrë nga dheu dhe u shpëtua nga njerëzit që e mbështollën shpejt me një batanije.

Fëmija u dërgua më pas me urgjencë drejt spitalit dhe tashmë raportoeht se është në gjendje të stabilizuar.

Mediat vendase raportonin se policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel