Austria, masa të forta/ Islami politik shpallet ‘krim’

12/11/2020 21:07

Austria nuk i ndal masat e marra menjëherë pas sulmit të Vjenës, ku mbetën të vrare katër persona e u plagosën 22 të tjerë. Më e fundit prej tyre është shpallja e islamit politik një krim.

Njoftimin e bëri vetë kancelari Sebastian Kurz i cili pak ditë më parë theksoi nevojën për “ një qasje të fuqishme” në të gjithë Europnë kundër terroristëve të huaj, që siç tha, janë thjesht një minë me sahat për shoqëritë evropiane. Do të zgjerohet mundësia për mbylljen e vendeve të kultit qw duket se luajnë rol në radikalizim. Do të krijohet po kështu një regjistër qendror i imamëve e do të ashpërsohen ligjet mbi shoqatat dhe simbolet, ndërsa do te merren dhe masa edhe për shterimin e flukseve financiare ne mbështetje te terrorizmit.

Në luftën kundër islamit politik e bazës ideologjike që qëndron pas tij, do të krijojmë një vepër penale nën këtë emër, në mënyrë që të kemi mundësinë të veprojnë kundër atyre që nuk janë terroristë, por u krijojnë këtyre personave një terren `të begatë`. Edhe njerëz që I kanë shlyer dënimet e tyre për shkelje të natyrës terroriste por nuk konsiderohet se janë ç’radikalizuar tërësisht, do t`i kemi në vëmendje për të mbrojtur në këtë mënyrë publikun e gjerë.

Propozimet përfshijnë mundësinë e burgimit të përjetshëm apo mbikqyrjes elektronike të atyre që dalin nga burgu e që janë dënuar për terrorizëm. Parashikohet po kështu heqja e nënshtetësisë austriake për të dënuarit. Masat do t`i dërgohen parlamentit në muajin dhjetor. Kurz konfirmoi se ato mbështeten në dy fronte: nga njëra anë të goditen terroristët e dyshuar, dhe nga ana tjetër ideologjia që I drejton këta njerëz.

Top Channel