Arratisje spetakolare/ Momenti kur të burgosurit dalin nga tuneli… (VIDEO)

12/11/2020 17:09

Një arratisje spektakolare ka ndodhur në pjesën jugore të Brazilit, ku të paktën 11 të burgosur arritën të largoheshin nga burgu Patro Branko.

Arratisja mund të ishte një subjekt i mirë për çdo regjisor të “Hollwood-it”. Fillimisht disa nga të burgosurit kishin hapur një tunel, përmes të cilit kaluan për të dalë në anën tjetër të murit.

Policia braziliane ka arritur të arrestojë përsëri katër nga të arratisurit, ndërsa 7 të tjerët janë ende në arrati.

Arratisja e tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë, megjithatë mediat lokale vazhdimisht po pyesin se përse gardianët nuk kanë reaguar më herët. Mediat theksojnë se edhe në muajin gusht, në Brazil, janë arratisur 16 të burgosur përmes një tuneli të hapur.

Top Channel