3 vjet burg për mjeken belge që shkaktoi vdekje me anestezinë e gabuar gjatë lindjes çezariane

12/11/2020 20:38

Një mjeke anestetiste është burgosur sot në Francë për 3 vjet pas vdekjes së një gruaje britanike gjatë lindjes emergjente me prerje çezariane.

51 vjeçarja Helga Wauters, gjithashtu është ndaluar të praktikojë profesionin nga gjykata në Francë, pasi u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia të 28 vjeçares Xynthia Hawke, në vitin 2014.

Wauters kishte futur tubin e frymëmarrjes gabimisht në ezofagun e të ndjerës Hawke, në vend të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa hetuesit konfirmuan se gjatë procedurës ajo ishte nën influencën e alkoolit.

Wauters nuk ishte st prezente në gjykatë. Ndërsa partneri i të ndjerës Hawke kishte ardhur për të marrë pjesë në procedurën e qytetit francez, Pau.

Zonja Hawke ishte shtruar në spitalin e Orthez pranë Pau në shtator 2014. Wauters i kishte dhënë asaj qetësues epidural por prej problemeve të lindjes duhej të kryhej ndërhyrje çezariane.

Wauters ka pranuar se konsumon rregullisht alkool dhe se kishte pirë një gotë verë para se thirrej në spital për të ndihmuar me ndërhyrjen.

Por zonja Hawke ishte zgjuar gjatë operacionit dhe nisi të villte e të thërriste “më dhemb”, thanë dëshmitarët. Një nga infermieret prezente tha se skena e operacionit ishte si një “zonë lufte”.

Ajo kishte pësuar një arrest kardiak dhe vdiq kater ditë pas procedurës, por bebja e saj djalë, mbijetoi.

Wauters mohonte se ishte e vetmja përgjegjëse për vdekjen duke thënë se anëtarë të tjerë të grupit kishin faj.

Gjykata urdhëroi atë t’i paguajë familjes së viktimës rreth 1.4 milionë euro.

Sipas raportimeve Wauters ishte vendosur në Francë pasi ishte shkarkuar nga puna e saj në një spital belg, përsëri për çështjen e konsumit të alkoolit. Komapnia e punësimit thanë se nuk i kishin kontrolluar kredencialet e saj para punësimit.

Top Channel