Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët fitojnë 50 vende në Senat

11/11/2020 19:16

Senatori republikan Dan Sullivan i Alaskës ka fituar rizgjedhjen, sipas parashikimeve të së mërkurës nga “Edison Research”. Por marrja e kontrollit të Senatit do të përcaktohet në muajin janar nga dy balotazhe zgjedhore balotazh në shtetin Xhorxhia.

55-vjeçari Sullivan mundi Al Gross, një i pavarur që kandidoi si demokrat në një zgjedhje, të cilën shumë analistë politikë e përshkruan si një shans të mundshëm për fitore të demokratëve.

Një ditë më parë Senatori republikan Thom Tillis u shpall fitues për një mandat tjetër në Karloninën e Veriut. Por fitorja në Alaska e republikanit Sullivan tregon se shpresat e demokratëve për të fituar shumicën, që do të mbështeste axhendën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, do të varen tek zgjedhjet në Xhorxhia më 5 janar.

Me fitoren e Shtëpisë së Bardhë nga zoti Joe Biden, demokratët duhet të mposhtin rizgjedhjen e tre senatorëve republikanë për të siguruar 50 vende në Senatin prej 100 anëtarësh. Në një rast të tillë, balanca do të shkonte për demokratët me votën shtesë nga Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, që do të luante rolin e presidentes së Senatit.

Zoti Biden ka tejkaluar kufirin prej 270 votash të Kolegjit Elektoral të nevojshme për mundur Presidentin Donald Trump.

Demokratët fituan vende që mbaheshin nga republikanët në shtetet Arizona dhe Kolorado në zgjedhjet e javës së kaluar. Por ata humbën një vend në Alabama, duke zvogëluar fitoren me një vend të vetëm.

Në shtetin Xhorxhia, senatorët republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler përballen përkatësisht me demokratët Jon Ossof dhe Raphale Warnock./VOA/

Top Channel