Washington/ Një flamur për çdo viktimë, fusha e të rënëve nga Covid-19

11/11/2020 17:00

“A Field of Flags”, është një nismë monumentale që në fokus ka nderimin e viktimave të COVID-19.

Një fushë e tërë në Washingon D.C, është e tej mbushur me flamuj të bardhë, që simbolizon çdo jetë të dorëzuar nga beteja me koronavirusin.

Kjo nismë është kryer nga artistja Suzanne Firstenberg. E pyetur se çfarë mendon kur shikon kaq shumë flamuj, Firstenberg tha: “Kur shikoj një flamur, imagjinoj se është një person . Unë mendoj për të gjithë hidhërimin që përmban një flamur dhe pastaj ngre shikimin. Larry ishte atje për të kujtuar babanë e tij, duke shkruar emrin e tij në një flamur.

Ulus Crowder ishte një hero lufte, ai i mbijetoi si Koresë dhe Vietnamit dhe kaloi 18 vitet e fundit në kurat për shëndetin mendor. Shtëpia e tij e të moshuarve u kthye në vatër e COVID-19. Ai vdiq tre muaj pas fillimit të pandemisë, e nuk u takua me asnjë familjarë.

Ishte e vërtetë e vështirë për familjen tonë. Nuk patëm mundësi ta shihnim, ta preknim ose të ishim atje për ta mbështetur. Ishte vërtetë e vështirë për ne”.

Top Channel