“Vaksinën ta provojnë politikanët”/ Sondazhet në Britani, shumica pro

11/11/2020 15:50

Britanikët e kanë mirëpritur ardhjen e vaksinës së Covid-it, sipas sondazheve, por 40 përqind e tyre kërkojnë që fillimisht atë ta bëjnë Boris Johnson dhe politikanët e tjerë, për t’u bindur se ajo është e sigurt.

Vaksina e Covid-it është mirëpritur si lajmi më i mirë i këtij viti , e krahasuar për nga rëndësia me rënien e Perdes së Hekurt apo madje edhe si dhurata më e bukur e Krishtlindjeve për njerëzimin.

Sondazhet e opinionit në Britani tregojnë se tre të katërtat e britanikëve thonë se janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën, nëse ajo autorizohet. Por me një kusht. 40 përqind e tyre thonë që në fillim vaksinën e Covid-it do duhet ta marrë kryeministri Boris Johnson dhe politikanët e tjerë në vend, për tu bindur se ajo është e sigurt për nga efektet anësore.

Sipas ,inistrit të Shëndetësisë, vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë në dhjetor, nëse miratohet përdorimi i vaksinës ku Britania do hapë 1200 klinika për administrimin e vaksinës në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe gjetkë ku edhe ushtria do të ndhmojë me logjistikën e vet.

Britania ka porositur 40 milionë doza vaksinash, ndërkohë edhe vaksina e Oksfordit dhe Astra Zenicas pritet të njoftohet këto ditë. Britania ndodhet në karantinimin e dytë dhe një ditë më parë pati 532 vdekje nga Covid-i, shifra më e lartë që nga 12 maji, ndërkohë që infektimet ishin në shifrën e 21 mijë e 400 rasteve. Vaksinimi do fillojë nga moshat më të mëdha dhe më të rrezikuara deri në 50 vjeç, e me pas për pjesën tjetër të popullsisë, më të re në moshë.

Top Channel